“Mbrëmë në periudhë prej ora 22.00 deri ora 04.00, pjestarët e policisë nga sektori për punë të brendëshme Tetovë, në bashkëveprim me më disa Njësite organizative nga Ministria për punë të brendëshme, si dhe organet kompetente inspektuese nga Drejtoria për të ardhura publike dhe Inspektorati i tregut, në rajonin e Sektorit për punë të brendëshme Tetovë, kanë realizuar kontroll aksion në 5 objekte hotelerike, ku qëndrojnë dhe në mënyrë ilegale punojnë, shtetase të huaja, si dhe për zbulimin e veprave tjera penale.
Gjatë këtij kontroll aksioni janë përfshirë 5 objekte hotelerike, prej të cilëve 3 në rajonin e Tetovës, dhe 2 në rajonin e Gostivarit. Gjatë kontrollit në objektet hotelerike janë ndaluar gjithsejë 39 femra, prej të cilave 13 janë shtetase të R. Maqedonisë dhe 26 shtetase të huaja, prej të cilave 11 shtetase të Sërbisë, 9 shtetase të Shqipërisë, 4 shtetase të Bullgarisë, 1 shtetase e Bosnje dhe Hercegovinës dhe 1 shtetase e Kosovës.
Femrat e ndaluara janë të moshës prej 20 deri 46 vjeçe, të cilat janë arestuar dhe mbajtur në stacion policorë, për procedurë të mëtutjeshme” thuhet në kumtesën e Policisë së Tetovës.