Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPolicëve të Maqedonisë nuk u është paguar puna jashtë orarit

Policëve të Maqedonisë nuk u është paguar puna jashtë orarit

Sindikata e Pavarur e Policisë sot akuzoi se rreth 1500 përfaqësues të policisë nuk u është paguar puna jashtë orarit.

Kryetari i Sindikatës, Goce Dellçev, deklaroi se sipas informacioneve të tyre ka një numër të madh të stacioneve ku policëve nuk u është paguar puna jashtë orarit.

“Paralajmërojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme që urgjentisht të fillojë me vlerësimin e gjitha listave të dorëzuara, që kanë të bëjnë me orët e punuara jashtë orarit të punës nga policët, të cilat akoma janë të papaguara”, tha Delçev.

Ai shtoi se numri më i madh i përfaqësuesve policorë të cilëve nuk u është paguar puna jashtë orarit janë nga Njësiti për reagim të shpejtë, SPB Shkup dhe sektorët tjerë për punë të brendshme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments