Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPo pret pesë kufoma: Ai që beson në Zot, beson se do...

Po pret pesë kufoma: Ai që beson në Zot, beson se do të zbardhet e vërteta

Damir Osmanov ka humbur pesë anëtarë të familjes, mes tyre dhe bashkëshorten dhe bijën.

Po pret para Aeroportit të Shkupit që të tërheqë kufomat.

Thotë se njëherë dëshiron t’i varros të njëjtat, që të di ku i ka trupat e tyre dhe më pas do të ndjekin hetimin për aksidentin tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

Megjithatë është i bindur, se ai që beson në Zot, beson se e vërteta do të zbardhet.

“Bashkëshorten, bijën, motrën e bashkëshortes, bijën e saj dhe gruan e mikut tim. Pesë anëtarë të familjes i humba. Se kush është fajtor dhe si erdhi te kjo, do të shohim pasi t’i varrosim kufomat. Do të ndjekim këtë. Tani për tani nuk e dimë se si ka ndodhur. Kur nuk e dimë se si ka ndodhur, vetëm mund t’i ngarkojmë njerëzit. Nëse besojmë në Zot, ajo do të zbulohet. Dikush thotë kështu, dikush ashtu, kur nuk e kanë parë sytë, ajo është”, tha ai para kamerës së TV21.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments