*Më datë 02.01.2025 rreth orës 16:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale Saraj- Rashçe një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar.
Në vendngjarje janë dërguar menjëherë punonjësit e policisë, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe prokurori publik. Rreth orës 21:00, zyrtarët policorë të njësitit “Tigrat” kanë nxjerrë automjetin “Audi” me targa të Shkupit nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre femrat e ndjera N.A.(23), V.A (25) dhe Z. A. (59) të gjithë nga fshati Gërçec, komuna e Sarajit.
Një mjek i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e viktimave janë dhënë për obduksion.
Në aksident lëndime trupore ka pësuar një fëmijë-pasagjeri katër vjeçar, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, ndërkohë që akoma po vazhdojnë kërkimet me dron për gjetjen e A.A (56) nga fshati Gërçec.