“Po emigrojnë të rinjtë që mbartin natalitetin”, kështu ka alarmuar sot drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski teksa ka folur për regjistrimin e popullsisë, rezultatet e të cilit pritet të publikohen më 30 mars.
Porosit se duhet politikë e re për mbajtjen e të rinjve në Maqedoninë e Veriut, pasi sipas tij strategjia demografike e 16 viteve më parë ishte shumë e gabuar.
“Duhet një lloj tjetër politike. Dhe kur merren masat më të mira, nuk mund të pritet një bum demografik. Secili prej nesh duhet të ketë mundësinë për punë cilësore, faktori i dytë – mundësia për arsim cilësor, duhet edhe shëndet cilësor dhe komunikim i mirë dhe së pesti, nevojat njerëzore të kenë mundësi të plotësohen kudo. Problemi është edhe me migrimin në nivel të brendshëm”, tha më tej Simovski, transmeton TV21.