Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPo divorcohen shumë në Maqedoni

Po divorcohen shumë në Maqedoni

Arsyet e shkurorëzimit tek të rinjtë janë të llojeve të ndryshme dhe shumë herë të pa kuptimta. Profesori universitar Bashkim Selmani, një hulumtim që ka bërë bashkë me studentët e ciklit të dytë master pran UT-ës, shprehet se divorcet në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri vinë duke u rritur.
Qytetet nga Struga deri në Kumanovë, është konstatuar se familja shqiptare është e prekur në disa segmente, dhe një ndër elementet më shqetësues është edhe segmenti i shkurorëzimeve , për arsye se në të kaluarën tek traditat shqiptare ishte se çdo martesë përfundonte me vdekjen e njërit bashkëshortë, ndërsa sot çdo e dyta martesë përfundon me shkurorëzime dhe kjo është një nga indikatorët bazë që bënë edhe uljen e lindjes së fëmijëve. Segmenti tjetër ka të bëj me mos njohjen e të drejtave bashkëshortore.

Ne gjithmonë e themi se largimi nga feja,largimi nga tradita nga rregullat familjare ato çka kanë qenë kanë mbajtur nënë kontroll familjen. Shkurorëzimet në Maqedoni janë në rritej e sipër, por nëse shikohet Shqipëria dhe Kosova, Maqedonia është më mirë, po çdo e treta martesë përfundon më shkurorëzim në R. Maqedonisë.

Avokati Meralem Asani,në lidhje më divorcin shprehet se kërkesa më e madhe për divorc vitet e fundit është në rritje. Sipas tij janë shumë shkaqe që sjellin deri tek divorci. Vetëm këtë vit në Gjykatën e Tetovës dhe Gostivarit ka 140, kërkesa për shkurorëzime.

Shkaqet që ngrihen për procedurë të divorcit,në mesin tonë ku veprojmë Tetovë,Gostivar janë si shkaqe pavarësia e bashkëshortëve, mos respektimi i vlerave tradicionale,kriza ekonomike sociale e kështu më radhë që sjellin deri tek ajo që shumë çiftet ndahen. Numri për vitin 2018-të,vetëm në Gjykatën e Tetovës janë diku rreth 90 padi për shkurorëzim, ndërsa në Gjykatën e Gostivarit afër 50- të.

Ndërsa sa i përket vitit 2017-të vetëm në Gjykatën e Tetovës ka pasur diku 410, akt gjykime ose procedura për shkurorëzim, ndërsa në atë të Gostivarit 230. Numri I rasteve të shkurorëzimit është në rritje nga viti në vit.

Rritja e divorceve sjell edhe problemet tjera,ku për dikë është zgjidhje e problemit, por në shumë raste ata të cilët pësojnë më shumë janë fëmijët e të divorëcuarëve,ku në bazë të hulumtimeve që kanë bërë studentët e ciklit të dytë në UT-ës,fëmijët të cilët rriten pa prindër ose më njërin nga prindërit janë fëmijët që më lehtë manipulohen,dhe si pasojë e punëve jo të mira ata përfundojnë prapa grilave të burgjeve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!