Vetëm dy muaj para fillimit të sezonit turistik autoritetet lokale në Ohër dhe Strugë ende taktizojnë me publikimin e shpalljeve për koncesionimin e plazheve.
Në Ohër, pjesës dërmuese u kanë skaduar tashmë kontratat, derisa në Strugë koncesionerët e tanishëm e presin këtë tashmë dy vite. Shprehen se gjenden në situatë të palakmueshme, duke qenë të pamundësuar që të investojnë. Ndonëse pushteti paraprak lokal paralajmëroi mënjanimin e të gjitha objekteve nga plazhet, kjo nuk ndodhi, meqë pushteti i atëhershëm në nivel qendror me ndryshimet e Ligjit për ndërtim e pamundësoi një gjë të tillë.
Nga Komuna e Strugës shpehen se deri tani nuk ka asgjë konkrete lidhur me këtë çështje, por pritet që së shpejti të publikohen shpalljet edhe për Strugën.
KOMUNA E STRUGËS
“Komuna e Strugës ka formuar grup të punës për këtë çështje. Është duke u biseduar me koncesionerët aktual për kushtet, por nuk ka masa konkrete. Kur të kemi diçka konkrete do t’ju informojmë hollësisht“.
Nga Komuna e Ohrit shprehen se nuk duan që të përsëritet situata e vitit të kaluar kur një pjesë e plazheve kanë punuar pa koncesion.
Ne si vetëqeverisje lokale jemi të orientuar drejt zgjidhjessë marrëdhënieve të reja pronësore-juridike që u krijuan me denacionalizimin e një pjese të truallit ku ishin lokalizuar plazhet dhe me përpilimin e planeve urbanistike – deklaroi Jovan Stojanoski, kryetar i Ohrit.
Koncesionerët në Ohër kërkojnë edhe masa të përforcuara dhe ulje të konkurrencës jolojale.Alsat M