Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiPfizer dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinave COVID-19 në BE

Pfizer dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinave COVID-19 në BE

Pfizer dhe Moderna kanë rritur çmimet e vaksinave në kontratat e tyre të fundit të furnizimit me Bashkimin Evropian, raporton Financial Times.

Çmimi i vaksinës Pfizer ishte 15.50 euro ndërsa tani është rritur në 19.50 euro.

Çmimi i një vaksine Moderna në kontratat e mëhershme ishte 19 euro, ndërsa tani është 25.50 euro.

Komisioni Evropian tha të martën se, BE është në rrugën e duhur për të arritur një objektiv të vaksinimit të plotë të të paktën 70% të popullsisë së rritur deri në fund të verës.

BE ka thënë se në maj pret që të ketë marrë më shumë se një miliard doza vaksinash deri në fund të shtatorit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments