Pushteti dhe Pasuria: Struktura Oligarkike në Shtetet Demokratike
Rrotacioni i Pushtetit si Shpëtim për Demokracinë në Maqedoninë e Veriut
Shkruan Petrit Pollozhani:
OLIGARHIA – PASOJË E PUSHTETIT AFATGJATË Oligarhia shpreh format e strukturave shtetërore në të cilat pushteti është përqëndruar të një numër i vogël personash. Ato nuk do të thotë që domosdoshmërisht të disponojnë veti dalluese si psh. fama, arsimi, fisnikëria, por mjafton që të jenë në hiearhinë partiake ose të afërmit e saj që të bëhen oligarhë. Fillozofi i njohur grekë Aristoteli, oligarhinë e prezanton si forma më e çoroditur e aristokracisë. Oligarhia dhe demokracia funksionojnë brenda një sistemi të vetëm.
Në shtetet demokratikë oligarhinë financiare e formojnë partit që fitojnë zgjedhjet dhe ato ushtrojnë pushtet në periudha të gjata kohore. Në MV pushtetin më gjatë e kanë pasur LSDM, VMRO, në bllokun maqedon, dhe BDI në bllokun shqiptarë dhe secila nga to ka formuar oligarhinë e vetë. LSDM privatizoi kapitalin shtetrorë në vitet 90 –ta, shum herë më lirë se sa vlera e tregut, dhe formoi oligarhinë e vetë financiare. Shqiptarët u eliminuan nga privatizmi dhe si të tillë ekonomikishtë u diskriminuan. Nga përgjimet e LSDM, gati para një dekade publikut iu dha rasti të dëgjon për korrupcionin institucional dhe formimin e oligarhëve të VMRO – së, në krye me kryetarin e atëhershëm Nikolla Gruevskon (aktualisht ndodhet në Hungari, si azilant politikë). Kohëve të fundit dëgjojmë për pasurimin të përshpejtuar të hiearhisë së BDI –së dhe të afërmit e tyre.
Marrja e tenderëve me lehtësi mbasi disponojnë ministritë përkatëse, komisionet për ndarjen e tendereve dhe informimet me kohë për konkurim, janë disa parakushte për t’u pasuruar. Publikut i është e njohur për privilegjet që ofron pushteti por mbase nuk dinë në mënyr të detajuar. Publiku tani e dinë se për tu punësuar madje dhe për vende pune me të ardhura më të ulta (sherbetorë) duhet të jesh antarë ose militantë i partisë në pushtet. Kur kjo dihet atëherë kuptohet fare thjeshtë se kush mund t’i marr tenderë dhe benifitet tjera që ofron pushteti. Një segment i vogël i popullsisë (elita politike në pushtet) komandon istitucionet kryesore në gjith shoqërinë dhe ndanë privilegjet, gati në të gjitha sferat e jetës duke filluar nga çerdhet, shkollat fillore, të mesme deri te mësimi sipërorë, shëndetësi, polici, jurispondencë, mbrojtje, dogana, pushtetin lokal, ifrastrukturë etj. Pasuria e përqëndruar shërben si burim pushteti për oligarkët dhe njëherit si motivim për ta ushtraur ate. Ndryshe nga çdo burim tjetër pushteti, pasuria bashkon politikanët rreth qendrës së interesit, sepse pasurit e mëdha gjithnj prodhojnë kërcënime. Pavarsisht mosmarrveshjeve politike, oligarkët janë të motivuar nga dëshira për të shmangur kërcënimet ndaj pasuris së tyre. Si mund të spjegohet ndryshe, Ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal në Maqedonin e Veriut, të cilat u përkrahën nga partit që më së shumti kanë qëndruar në pushtet (LSDM, VMRO dhe BDI), dhe u kundërshtua nga gjitha partit opozitare.
Ndryshimet dhe Plotësimet e Kodit Penal u aprovuan me Flamurin Evropian, pra me procedurë të përshpejtuar, me arsyetimin se nga 38 nenet për ndryshime dhe plotësime, 35 na qenkan Direktiva të BE-së. Por pikërisht Neni 335, dhe 335c nuk janë, të Direktivës Evropiane. Sipas ndryshimeve, dispozitat e neneve të cekura më lartë, për dënimet me burg 3 deri më 5 vite, çfuqizohet dhe vend të tyrë vendoset dënimi 1 deri më 4 vite. Me ndryshimet, mundësohet vjetërimi i shumë lëndëve korruptive, që deri më tani, është bërë praktikë për çështjet qjyqësore të ish-zyrtarëve. Ndryshimet e tilla rrisin rrezikun e pazareve politike dhe gjithsesi intesifikojnë korrupcionin institucional. Sipas komisionit Antikorrupcion me ndryshimet e tilla të Kodit Penal në MV rrezikohet siguria juridike.
Në zhvillimet aktuale ndryshimet e tilla, fshirja e paragrafeve të tëra që u referohen keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtarë për prokurorim publik dhe shpërdorim të parave intesifikojnë dramën e emigrimeve masive të moshave të reja. Atyre, ndryshimet e tilla të Kodit Penal u kanë vra shpresën për një të ardhme më të mirë. Pushteti afatgjatë i një partie politike në veçanti në shtetet me demokraci të brishtë dhe standard të ulët jetësorë, prodhon partizim të skajshëm dhe ngulfatje të demokracisë. Ai prodhon kapjen eshtetit, dhe rrënon sistemin e vlerave, pra e bënë jo funkcional meritokracinë, e cila në esencë përbën forcën motorike të zhvillimit. Më e dhimbëshme është rezultati final i saj – egzodi i emigrimeve. Jam dakord se pushtet vjen nga sovrani (votuesi) dhe ai përcakton kohëzgjatjen e pushtetit, por në viset e varfura siç është MV, vota blihet, të punësuarit kushtëzohen për numrin e votave, dhe bizneset bëhen sponzorë të oligarhëve partiakë. Këto privilegje i fiton partia në pushtet dhe i shumfishon ato me kohëzgjatjen e tij. Për një rimëkëmbje të demokracisë rrotacioni i pushtetit bëhet i domosdoshëm.