Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiPetrit Menaj ka një këshillë për Strugën

Petrit Menaj ka një këshillë për Strugën

E dëgjoj shpesh revoltën e qytetarëve të pellgut të Pollogut ku gravitojnë nëndë komuna dhe të pellgut të Strugës që po ashtu gravitojnë nëndë komuna si dhe refrenin e përhershëm të organeve përgjegjëse se së shpejti do të ketë zgjidhje të përherëshme.

Me thënë të drejtën para disa kohëve dhe unë besoja se kishte përpjekje por dhe pengesa për ta zgjidhur problemin e trajtimit shkencor dhe ekologjik të plerhrave por nuk paska qenë ashtu. Tani që Zoti e solli, që një kompani e huaj të më përzgjedhë për të manezhuar e sqaruar projektin e investimit dhe kërkesën për të investuar në zbatimin e këti projekti të përparuar ekologjik në trajtimin e mbeturinave me anën e ndërtimit të fabrikave të riciklimit me ndotje ZERO të ambjentit dhe ajrit, si dhe të inpjanteve të trajtimit të mbetjeve bimore dhe blektorale duke krijuar biomazën për prodhimin e biogazit, pash se diku fshihet lepuri, që një dreq mund ta gjej!

Firma zvicerane “Flamen Energy” e rregjistruar në Maqedoni që prej fillimit të vitit 2016, të cilës ju kërkua mito nga përfaqësuesit e qeverisë së kaluar u tërhoq përkohësisht dhe me krijimin e qeverisë së re më ngarkojë mua për të udhëhequr këtë investim, me besim se kjo qeveri do ta luftonte korrupsjonit dhe se klima për investitorët e huaj do të ishte më ndryshe. Në dukje të krijohet ajo përshtypje, por realisht nuk është ashtu.

Nuk është ashtu, sepse akoma kërkohet që me programe, studime dhe plane të qeverisë së kaluar korruptive të zgjidhet problemi i trajtimit të mbeturinave. Është njësoj sikur veshin e djathtë ta kapësh duke kaluar dorën e majtë nga pas qafës. Konkretisht në Strugë investitori kërkonë ndërtimin e fabrikës së riciklimit të mbeturinave, kurse atje flitet akoma për deponi në komunën e Debërcës, kur nuk ka më nevojë për deponi sepse mbeturinat trajtohen çdo ditë në fabrikë pa u hedhur diku. Po kështu në Pollog nuk ka nevoj për Rusinon apo çfarë do lloj deponim tjetër, por vetëm për caktimin e vendit të ndërtimit të fabrikës dhe impjanteve të biomasës për prodhimin e gazit. Këto gjëra u janë prezantuar dhe dihen mirë nga përfaqësuesit real të zgjidhjes së problemit të ndotjes së ambjentit, por num di akoma çfarë i pengonë për ti dhënë leje kësaj kompanie për të pastruar Strugën me rrethina dhe Pollogun.

Ky informim është për banorët që ta dinë se zgjidhja është afruar dhr është reale. Dhe për të zgjedhurit e popullit që ta shohin mirë shqetësimin e popullit, se për atë i ka zgjedhur populli që të shpejtojë se janë shumë të vonuar. Për njoftim dhe gjithë mediumeve sepse ka zgjidhje reale por pse vazhdon zvarritja hajde ta kërkojmë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!