Supozimi themelor kur institucionalisht përshkruhet një masë e tillë dhe e vini në fuqi, është që t’i keni qytetarët si aleatë në atë proces, theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, duke theksuar se qytetarët kur janë pjesë e jetës publike duhet ta shfrytëzojnë pajisjen mbrojtëse me qëllim të mbrohen nga pandemia e Kovid-19.
“Nuk mundet të vendoset sistem të cilin ne secilit njeri do t’ia “ngjisim njeri” ta përkujtojë se duhet të përmbahet në kulturën themelore të sigurisë kur është epidemia. Ne kemi përcaktuar rregullore e cila kërkon nga qytetarët kur janë pjesë e jetës publike, do të thotë kur i lëshojnë shtëpitë e tyre, të kenë pajisje të caktuar mbrojtëse personale që do ta përdorin derisa janë në ambient publik”, theksoi Shilegovi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth kësaj se nuk ka protokoll të përcaktuar konkret për transporti urban publik.