Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPetliçkovski: Ka rritje të rasteve të reja tek nxënësit që ndjekin mësimin...

Petliçkovski: Ka rritje të rasteve të reja tek nxënësit që ndjekin mësimin me prezencë fizike

Ka një përmirësim të situatës epidemiologjike, por kjo nuk do të thotë se është e mirë. Rekomandimi është që qytetarët të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës, sepse është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga simptomat e rënda, hospitalizimi dhe vdekja, tha sot kryetari i Komisionit për Sëmundje infektive, Aleksandar Petliçkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas seancës së rregullt të Komisionit, Petliçkovski theksoi se ka rritje të rasteve të reja tek fëmijët e moshës gjashtë deri në 14 vjeç, kryesisht tek ata që vijojnë mësimet me prezencë fizike, por nuk ka vend për shqetësim.

Ai theksoi se kanë analizuar edhe vdekshmërinë nga Covid-19, pas së cilës kanë ardhur në përfundim se shumica e të vdekurve janë të pavaksinuar.

“Nga këtu apelojmë që të gjithë të vaksinohen dhe të marrin dozën e tretë. Doza e tretë mbron nga shtrimi në spital dhe vdekja.
Dëgjojmë deklarata të kota këto ditë. Vaksinimi me dozën e tretë është shumë i nevojshëm për të ndihmuar njëri-tjetrin”, shtoi Petliçkovski.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments