Thursday, April 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPetkov porosit Kovaçevskin që të jetë i guximshëm: E di se rreziku...

Petkov porosit Kovaçevskin që të jetë i guximshëm: E di se rreziku nga rrëzimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut është i madh

Problemi kryesor politik tani është që kthesa në Bullgarinë ia vështirëson jetën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut i cili është kundër kompromisit të Francës, për të cilin shumë nga maqedonasit do të pohonin se i përmban kërkesat e Bullgarisë në format të BE-së, shkruan Politiko. Kryeministri bullgar në largim, Kiril Petkov në këtë intervistë tha se homologu i tij maqedonas Dimitar Kovaçevski duhet të demonstrojë guxim dhe ta përkrahë marrëveshjen. E di se rreziku nga rrëzimi i qeverisë është i madh, tha Petkov duke shtuar se Kovaçevski si politikan duhet të vendosë se cili është qëllimi i tij në këtë pozitë. Nëse është që të jetë i qëndrueshëm ose, siç thotë, ta udhëheqë kombin dhe të bëjë një hap përpara.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments