Saturday, December 27, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderPesë trajnerët e larguar deri më tani, pas eliminimit në Katar

Pesë trajnerët e larguar deri më tani, pas eliminimit në Katar

- Advertisement -

Pesë trajnerë nga 32 që erdhën në Botërorin “Katar 2022”, nuk janë më në krye të detyrës në kombëtaret përkatëse, duke qenë të papunë. Eliminimi apo rezultatet e dobta kanë bërë që ata të mos vijojnë më të jenë në detyrë.

I pari që vuajti eliminimin e shpejtë është Roberto Martinez, që u largua nga detyra e trajnerit të Belgjikës. Më pas u largua Gerardo Martino nga posti i trajnerit të Meksikës, pasuar nga largimi i Paulo Bento nga stoli i Koresë së Jugut dhe ai i Adda Otto nga detyra e trajnerit të Ganës.

I fundit që u largua është Luis Enrique, që nuk do të drejtojë më Spanjën pas eliminimit pak ditë më parë. Ai që i ka shpëtuar shkarkimit është trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, por ai që pagoi shtrenjtë eliminimin e turpshëm është Olivier Bierhoff, drejtori sportiv.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!