Pesë anëtarë të Sigal Prishtinës kanë marrë lëndime pas sulmit të tifozëve malazezë.
Tifozët e Sutjeskas kanë bërë një gjest të ulët në sfidën kundër Sigal Prishtinës.
Malazezët sulmuan me gjësende në parket basketbollistët dhe stafin teknik të klubit prishtinas, duke bërë që ndeshja të ndërpritet.
Klubi bardhekaltër njofton se pesë persona nga kjo skuadër kanë pësuar lëndime të lehta.
Gjithsesi, ata tani po përgatiten për t’u rikthyer në vendlindje.