Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPërveç shlyerjes së borxhit të energjisë elektrike do të shlyhet edhe borxhi...

Përveç shlyerjes së borxhit të energjisë elektrike do të shlyhet edhe borxhi i taksës radiodifuzive

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në konsultim me ELEM dhe EVN informon se shlyerja e borxheve për energjinë elektrike i referohet borxheve të ngelura të qytetarëve deri në gusht të vitit 2005, gjegjësisht deri në momentin kur EVN i morri borxhet nga kompania shtetërore EEM.

Përveç borxhit për energji elektrike, në shlyerjen e parashikuar është përfshirë edhe borxhi i taksës radiodifuzive e cila deri në atë periudhë është mbledhur përmes faturave të energjisë elektrike.

Numri i qytetarëve i përfshirë në këtë shlyerje të borxheve është vërtetuar në bazë të numrit të qytetarëve të paditur dhe është rreth 200 mijë qytetarë.

Në përqindje të madhe bëhet fjalë për qytetarë nga kategori të ndjeshme, si shfrytëzues të ndihmës sociale dhe pensionistët.

Me shlyerjen e borxheve, qytetarët e përfshirë me këtë masë lirohen edhe nga procedurat e mëtejshme burokratike dhe administrative, ku përveç lehtësimeve nga aspekti procedural ligjor, për qytetarët do të thotë lirim nga gjitha shpenzimet e ardhshme që kanë të bëjnë me përmbaruesit, taksa noteriale dhe gjyqësore dhe shpenzime për procedurat e përmbarimit.

“Kjo shlyerje e borxheve të energjisë elektrike dhe taksës radiodifuzive në asnjë mënyrë nuk do të thotë se borxhi i tërësishëm do të jetë i kompensuar nga Buxheti i shtetit, gjegjësisht se bie në ngarkesë të qytetarëve të tjerë, thjesht për shlyerjen e këtij borxhi ekziston vullnet i fuqishëm nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ELEM dhe nga EVN.

Me këtë mas përfitim të vetëm do të kenë qytetarët tanë të cilët janë në kufirin e sigurimeve sociale. Qeverisa e Republikës së Maqedonisë si dhe ndërmarrjet ELEM dhe EVN, janë të detyruar të shprehin solidaritetin e tyre si institucione dhe ndërmarrje me shkallë të lartë të përgjegjësisë shoqërore.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, së bashku me pjesëmarrësit në sektorin energjetik, vazhdon të krijoj politika të cilat mundësojnë kushte për çmim të qëndrueshëm të energjisë elektrike dhe masa për kthimin e parave tek qytetarët nga shfrytëzimi i resurseve natyrore siç është tarifa e lirë, për dallim nga periudha prej vitit 2006 deri në vitin 2016 kur energjia elektrike u shtrenjtua për 100 për qind”, potencojnë nga Qeveria.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!