Përtej zhurmës, zëri i qytetarëve flet qartë: Mendi Qyra ka qenë gjithmonë në krah të Strugës (FOTO)

0
47

Përtej zhurmës, zëri i qytetarëve flet qartë: Mendi Qyra ka qenë gjithmonë në krah të Strugës

Në ditët e fundit, përtej zhurmës së lajmeve të rreme që qarkullojnë në internet, ka shpërthyer një valë reagimesh të sinqerta nga qytetarë të Strugës dhe më gjerë. Zëra që nuk pranojnë të heshtin përballë baltosjes së padrejtë të figurës së Mendi Qyrës, njeriut që për vite me radhë ka kontribuar për qytetin dhe për njerëzit e tij.

Artistja Fitore Istrefi kujton se shumë prej ngjarjeve më të dashura të Strugës, si Peshku i Artë, Struga Fest dhe dhjetëra aktivitete të tjera kulturore, nuk do të ishin realizuar pa ndihmën dhe përkushtimin e Mendi Qyrës. Ndërkohë, artistja Elita Reçi thekson se çdo projekt artistik ka nevojë për njerëz që besojnë në art, dhe se Mendi Qyra është pikërisht një prej tyre.

Por vlerësimet për të nuk ndalen këtu. Figura të ndryshme publike kanë kujtuar edhe kontributin e madh të Qyrës gjatë luftës në Kosovë, ku ai ishte ndër donatorët më të mëdhenj të aksioneve humanitare për ndihmë ndaj refugjatëve dhe familjeve në nevojë.