Friday, May 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiPersonat që hanë vetëm, janë të palumtur dhe preken nga sëmundjet mendore

Personat që hanë vetëm, janë të palumtur dhe preken nga sëmundjet mendore

Bashkimi rreth tryezës, për të konsumuar një vakt dikur ishte momenti që bënte bashkë familjen ,e që kalonin minutat më të rëndësishme të ditës me njëri tjetrin. Por zhvillimi i shoqërisë ka sjellë një panoramë krejt tjetër, ku pamja, më e pakta që mund të themi është e zymtë.
Efektet që do të kishte jeta moderne, e pavarur dhe e dedikuar karrierës duket se nuk ishte ajo çka të gjithë kanë pritur.

Dhe këtë gjë e tregon një studim i fundit i cili raporton se peronat që konsumojnë vaktet e tyre vetëm janë të palumtur dhe më të rrezikuar ndaj sëmundjeve mendore.

Numri i personave që jetojnë vetëm është tepër i madhe, rreth 1 në 4 persona, e kjo ka bërë që studiuesit të ngrenë alarmin.

Studimi i udhëhequr nga Oxford Economics dhe Qendra për Kërkime Sociale raporton se në 8 mijë persona të intervistuar 1e 5 e tyre që jetonin vetëm shfaqën një nivel të ulët të kënaqësisë dhe vetëbesimit.

Konkretisht eksperimenti u bazua në pyetjet mbi ndjesitë që përjetonin teksa konsumonin vaktet dhe vlerësimin duhet ta jepni me pikë nga 0 në 100 pikë.

Të dhënat treguan se personat që jetonin vetëm dhe si kushtonin rëndësi vakteve familjare ishin 6 pikë më pak të lumtur në krahasim me të tjerët.

Profesor Chris Sherëood këshillon se marrëdhënia familjare dhe me miqtë luan një rolë thelbësor në mirëqenien tonë fizike dhe mendore prandaj ato duhen ruajtur.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments