Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëPërparim Sadiku që punoi në autostradën “Arbën Xhaferi”: S’kemi guxim të kalojmë...

Përparim Sadiku që punoi në autostradën “Arbën Xhaferi”: S’kemi guxim të kalojmë nëpër autostradë, e kemi parë me sy, ka cilësi të dobët për shkak të ndërtimit të keq

Perparim Sadiku, ish-punëtor i Bechtel Enkas, ka hedhur dyshime për cilësinë e autostradës ‘Arbën Xhaferi’. I ftuar në emisionin Frontal, Sadiku e ka quajtur autostradën të mirë vetëm në pamje.

“Autostradë mund ta quaj një autostradë në thonjëza. Pamja është e mirë, por zemra është e keqe”, theksoi Sadiku.

Madje, Sadiku ka thënë se nuk ka guxim të udhëtojë nëpër autostradën e re për shkak të cilësisë së dobët.

“Nuk kam besim ta kaloj urën. Nuk do ta vizitojë kurrë autostradës përtej Fusha e Pajtimit. Për shkak se më ndodhi lëndimi duke e ndërtuar dhe cilësisë së keqe. Jam i bindur se 30% i punëtorëve nuk kanë zemër të shkojnë në atë autostradë për shkak të ndërtimit të keq”, tha Sadiku.

E për ndërtimin e keq të autoudhës “Arbën Xhaferi”, Sadiku ka thënë të ketë foto që dëshmojnë një gjë të tillë.

Ai ka deklaruar se është i gatshëm t’ia ofrojë Prokurorisë së shtetit nëse e kontaktojnë.

Sadiku tregoi se atij i është ndaluar 30% e pagës nga Bechtel, të cilën e merrte si kompensim për lëndimin në vendin e punës.

Arsyeja sipas tij ishte deklarimet publike që i kishe bërë në emisionin Frontal rreth lëndimit të tij në punë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!