Përparim Istrefi: “FITORJA E PIRROS”

0
67

FITORJA E PIRROS
Të mbërthyer nga presioni i diplomacisë Evropiane,në veçanti të diplomacisë Amerikane,edhe pozita edhe opozita shqiptare në Maqedoni përfundimisht nuk arritën ti realizojnë synimet vitale të shqiptarëve të cilët i votuan për ti realizuar të drejtat e tyre.
Si qytetar i këtij shteti që sotë quhet Maqedonia e Veriut,jamë i zhgënyer nga elita politike shqiptare pozitë-opozitë,dhe jam duke shqyrtuar mendimin për bojkotim të çdo votimi që do të bëhet në të ardhmen.
Pirro fitoi luftën por humbi ushtarët,juve të nderuar politikan festoni dhe e quani fitore anëtarsimin e këtij shteti në NATO por unë si qytetar akoma kam probleme me përdorimin e gjuhës time,akoma ligjet që janë në fuqi në këtë shtet më diskriminojnë në çdo pikëpamje,politike dhe ekonomike,nuk e dij a i shikoni juve këto padrejtësi apo bëni sikur nuk i shikoni!!!????
URIME fitoren pra,nëse këtë juve e quani fitore!
Përparim Istrefi

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5