PERSE NDODHI GOSTIVARI
Katermbedhjete varre u hapen sote,bije dhe bija te dikujt, sote nuk jane më! Pa dallim perkatesie fetare dhe etnike ato ishin para se gjithash njerez.
Ç’ndodhi ne ate udhetim te tmerrshem a do te zbardhet kesaj here e verteta apo ashtu si edhe rastet e tjera faji do te mbetet jetim!
Ju drejtohem personalisht kompetenteve per raste te ketilla,qe pergjegjesit e kesaj tragjedie te marrin denimin e merituar sepse vetem atehere nuk do na perseriten raste te tilla,perndryshe Gostivari do na perseritet perseri.Kete e them me bindje te plote,dhe sipas mendimit tim ne rastin konkret ka ndodhur defect teknik ose ne sistemin e drejtimit,ose plasje gome nga ngarkimi tej normave te lejuara,ose nga gjendja e gomave te vjetra,Pra per kete dikush duhet te mbart pergjegjesi!Nga ajo qe une shoh cdo dite rrugeve te Maqedonise,me falni maqedonise se veriut,akoma qarkullojne automjete te tonazhit te rende kamiona dhe autobus te sterngarkuar te cilet nuk plotesojne asnje standart,gomat e tyre jane ose te arrnuara ose te harxhuara plotesisht,sistemi I drejtimit sistemi I frenimit,sistemi I ndricimit asnjehere I kontrolluar ashtu sic duhet por I kalojne kontrollet teknike sa per sy e faqe.Shofer qe flasin non stop me celular,ndalohen per te marr udhetar ku tju kujtohet duke ven ne rrezik jeten e udhetareve dhe te pjesmarresve tjer ne trafik.dhe ketu nuk po I anashkaloj edhe pronaret e kompanive te cilet per mendimin tim jane pergjegjesit kryesor te mirembajtjes te automjeteve te tyre.
Njerez verjani gishtin kokes,pronar dhe shofer te gjithe se bashku,kujdes cka po beni,jo cdo here parat jane te rendesishme,cka ju duhen parate familjareve te viktimave mos lejoni qe te na perseritet Gostivari!
Perparim Istrefi (Struga Ekspres)