Nënkalimi te udhëkryqi Matkë është përmbytur në lartësi prej një metër, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Përmbytja ka ardhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe defektit të rrjetit ujësjellës.
Janë bllokuar katër automjete, ndërsa udhëtarët janë nxjerrë nga ana e Brigadës së zjarrfikësve.
Në terren ende punojnë ekipe për të normalizuar situatën.