Monday, September 1, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPërkujtesë/ Ky është vra*sësi i parë serial që u zbulua në Maqedoni,...

Përkujtesë/ Ky është vra*sësi i parë serial që u zbulua në Maqedoni, i vri*ste viktimat me çekan dhe i zhdukte në Ohër dhe Strugë (FOTO)

FOTO: Ky është i pari i zbuluari si vrasës serial në Maqedoni i vriste viktimat me çekan.

I pari i zbuluar si vrasës serial në Maqedoni është Laze Radeski. Këto vrasje ndodhën nga maji i vitit 2006 deri në prillin e vitit 2008 në territorin e Komunës së Ohrit .

Ai i vrau viktimat me goditje me çekan në kokë dhe me përdorim të thikës, ndërsa trupat pa jetë i transportonte me makinë në vende të ndryshme jashtë qytetit. Këto vrasje i kreu për shkak të parasë dhe dobisë .

Të tre viktimat e Radeskit ishin tregtarë – “dilerë” të valutës, të cilët njiheshin personalisht me të dhe për një periudhë kohe punuan së bashku në fabrikën “Zastava” në Ohër. Mënyra e vrasjes ishte identike/ e ngjashme, një mënyrë mizore dhe tradhëtare, ku viktimat goditeshin.

Laze Radeski u dënua me burgim të përjetshëm sipas nenit 123, paragrafi 3 i Kodit Penal .

Emrat e viktimave:

Rakiп Raim

Spiro Stavreski

Trajče Coceski

Detaje mbi vrasjet:

1. Rakiр Raim u vra më 28 maj 2006 në dyqanin “Grimi” në Bulevardin Turistik në Ohër. Me një sende të fortë, një çekan, iu shkaktuan plagë vdekjeprurës në kokë. Pastaj Radeski e transportoi trupin dhe e varrosi në malin afër fshatit Orovnik pranë Ohrit .

2. Spiro Stavreski u vra më 8 shkurt 2007, rreth orës 12:00, gjithashtu në dyqanin “Grimi” dhe në mënyrë të ngjashme, me goditje me çekan që i shkaktuan lëndime në pjesën e pasme të kokës, në qafë dhe në fytyrë. Radeski e çoi trupin te fshati Laktinje, pranë të cilit e varrosi dhe ai u zbulua rastësisht nga dikush.

3. Trajçe Coceski u vra më 12 prill 2008, midis orës 10:20 dhe 16:35 në të njëjtin dyqan “Grimi”. Në stil të ngjashëm me vrasjet e mëparshme, me plagë të rënda ai trupin e hodhi pranë lumit Sateska në rrugën që çon drejt Strugës aty e gjeti një kalimtar i rastësishëm.

Të tri vrasjet u karakterizuan si mizore dhe tradhëtare. Radeski nuk i lejonte viktimat që ta shihnin por ai i vriste pas shpine. U vërtetua se të gjitha ishin vrasje nga pjesa e pasme e kokës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments