Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPërkeqësohet gjendja e 12 vjeçarit në Kumanovë, të dëbuar nga Gjermania

Përkeqësohet gjendja e 12 vjeçarit në Kumanovë, të dëbuar nga Gjermania

I dëbuar nga Hesseni i Gjermanisë, me sa duket tek një baba i varur nga droga në Maqedoni: Djaloshi dymbëdhjetëvjeçar është duke jetuar në kushte shumë të rënduara. Djaloshi tashmë i sëmurë e ka vetëm një dëshirë: Të kthehet në Gjermani tek gjyshja e tij në Vogelsberg.

„Dua të kthehem sërish në Gjermani tek gjyshja ime“, ai i cili telefonon me djaloshin dymbëdhjetëvjeçar në Maqedoni, në çdo dy minuta e dëgjon këtë fjali. Dhe nuk kalon shumë kohë, nga ana tjetër e telefonit rrjedhin lot, por dëgjohen edhe përgjërime.

Djaloshi nga Maqedonia u dëbua i vetëm nga Gjermania nga fillimi i muajit shkurt. Atje ka jetuar me gjyshen e vet, e cila së bashku me te kishte ardhur për në Gjermani. Sipas vlerësimeve të mjekëve, ai është psikikisht i sëmurë, i traumatizuar, i rrezikuar të vetëvritet dhe i varur nga medikamente qetësuese. Për këtë, gjatë dy viteve të kaluara ai ka qenë në një terapi speciale familjare në Gjermani.

Tash e një muaj ai gjendet në Maqedoni, në qytetin e Kumanovës, rreth gjysmë ore distancë me veturë nga kryeqyteti i Shkupit, shkruan „Hessenschau“, përcjellë Shtegu.com. Aty jeton së bashku me t`atin. Sipas të dhënave të Këshillit të refugjatëve të Hessenit, i cili angazhohet për djaloshin dymbëdhjetëvjeçar, babai i tij është i varur nga droga dhe disa herë i dënuar për shkak të delikteve të ndryshme. Nëna e varur nga heroini kishte vdekur kur djaloshi i kishte vetëm katër vite.
Sipas deklaratave të babait, djaloshi nuk mund t`i bëjë më shumë se dy ditë me te dhe arratiset tek halla e tij në Shkup. „Tek babai im në shtëpi bëhem nevrik dhe mezi që shkoj edhe në banjo. Askush nuk kujdeset për mua, nuk mund të vijoj mësimin, por edhe më mungon ushqim i mjaftueshëm“, ka pohuar djaloshi për Këshillin gjerman. Mirëpo, halla nuk e ka të drejtën e përkujdesjes ndaj djaloshit, prandaj nuk mund të përkujdeset për kohë të gjatë.

Këshilli komunal i Giessenit, përgjegjës për dëbimin e djaloshit, thekson se djaloshi është duke u përkujdesur nga enti përkatës social në Maqedoni.
Vitin e kaluar, gjyshja nuk ishte pajtuar me kthimin vullnetar të saj me nipin. I vetmi që ka qenë përkujdesës ligjor i djaloshit është babai i tij, prandaj dëbimi i djaloshit ka qenë ligjor.

Nga ana tjetër, Këshilli i refugjatëve i Hessenit ka velërsuar se nuk janë përmbushur të gjitha normat ligjore për dëbimin e fëmijës dhe gjyshen e tij e sheh si të vetmin person që duhet të përkujdeset për të riun. „Mu për këtë, ne kemi angazhuar një avokat të së drejtës, për të shqyrtuar juridkisht rastin me djaloshin“, ka pohuar udhëhëeqësi i këshillit, Timo Scherenberg.

Për këtë rast, këshilii ka hapur një konto donacinoesh për djaloshin, në të cilin janë tubuar rreth një mijë euro për shpenzimet e avokatit, medikamente dhe për rikthim të tij në Gjermani. Gjasat për kthim të tij, megjithatë janë shumë të vogla. „Po që se arrihet, mund të zgjasë shumë gjatë. Disa kanë pritur më shumë se dy vite, para se të kthehen në Gjermani“.

Por, aq kohë nuk mund të presë djaloshi, pasi medikamentet janë duke i përfunduar për pak javë. Dhe, çka do të ndodhë po që se nuk i merr më medikamentet e veta, askush nuk mund të parashohë. Janë tableta qetësuese me ndikim të lartë, në mënyrë që djaloshi të mund të flejë i qetë natën.

Fëmija nga Maqedonia, me çdo kusht dëshiron të kthehet tek gjyshja e tij në Alsfeld. Nga frika se edhe ajo mund të dëbohej, natën e dëbimit të djalöoshit gjyshja i ka prerë venat. Ai i cili telefonon me djaloshin në Maqedoni, jo vetëm që dëgjon fjalinë „Dua të kthehem tek gjyshja“, por edhe: „Duhet të përkujdesem për gjyshen“. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!