Në lagjen Europaallee të Cyrihut në Zvicër, në afërsi të stacionit hekurudhor, për momentin janë mobilizuar forca të mëdha policore. Një informatë të tillë e ka konfirmuar edhe policia zvicerane, shkruan Blick, përcjellë Shtegu.com. Dëshmitarët kanë dëgjuar disa të shtëna.
Sipas tyre, para një filiali të bankës zvicerane UBS janë qëlluar dy persona dhe dyshohet se që të dy janë të vdekur. Në vendngjarje shihen forca të mëdha policore të armatosur deri në dhëmbë. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë dy trupa të pajetë të qëlluar me armë zjarri.
E plotësuar:
Sipas dëshmitarëve okularë, bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të vdekur. „Çifti ka qenë i ulur në restorantin ‹Il Caffè›, më pas është shkatuar zënka. Pas kësaj, që të dy kanë dallë në rrugë, ku burri e qëllon graun, e më pas edhe vetveten.
E plotësuar:
Sipas informatave më të reja të Blick, bëhet fjalë për një burrë 38-vjeçar dhe një grua 35-vjeçare, që të dy me shtetësi italiane. (Shtegu.com)