Në Qeverinë e RM-së u mbajt takim në mes kryeministrit Zaev dhe liderit të ASH-së, Ziadin Sela, pas së cilës do të bëhet e ditur nëse ASH do të qëndrojë në koalicionin qeveritar.
Nga qeveria, zyrtarisht, njoftuan se, ministër i shëndetësisë është aprovuar Venko Filipçe, këshilltar aktual i Zaevit. Pas takimi Ziadin Sela ka thënë se çështja ministrore e shëndetësisë është problematizuar dhe kjo është bërë nga BDI. Nga ana tjetër Zaevi ka thënë se Ali Ahmeti është i prirur që më parë të merr MSH-në LSDM e Zaevit sesa Aleanca për Shqiptarët./Gazeta Express/