Wednesday, June 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPërfundon pa marrëveshje, takimi Ahmeti-Sela–Taravari, kërkesat për komuna ndezin pakënaqësi brenda BDI-së

Përfundon pa marrëveshje, takimi Ahmeti-Sela–Taravari, kërkesat për komuna ndezin pakënaqësi brenda BDI-së

Takimi i djeshëm mes Ali Ahmetit, Ziadin Selës dhe Arben Taravarit ka përfunduar pa asnjë dakordësi konkrete. Burime të sigurta konfirmojnë se Taravari dhe Sela nuk kanë ndërmend të ulin numrin e komunave që po kërkojnë madje insistojnë në ndarjen e pushtetit vendor si kusht për vazhdimin e bashkëpunimit.

Ahmeti ka kërkuar “arsyetim dhe maturi”, por kërkesat e tepruara të dyshes Sela–Taravari po tensionojnë rëndë klimën brenda BDI-së. Disa funksionarë lokalë të BDI-së tashmë janë shprehur të revoltuar me idenë që komuna të fituara me mund t’u dorëzohen atyre që deri dje i quanin “tradhëtarë”.

Takimi i radhës është caktuar për të shtunën, por atmosfera është e nxehtë. Duket qartë: apetitet e Selës dhe Taravarit janë shumë më të mëdha sesa që BDI mund t’i përballojë pa e shpërthyer nga brenda./Fol.mk

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments