Përfundon mbledhja e Kryesisë Qendrore të ASH-së: Ja vendimi

0
351

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë Qendrore, ku janë diskutuar çështje kyçe lidhur me orientimin politik të partisë në zgjedhjet e ardhshme dhe negociatat për koalicion.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Sipas burimeve të portali ZYRTARE.net nga mbledhja, nuk është marrë ende një vendim përfundimtar nëse partia do të vazhdojë me koalicionin opozitar VLEN apo do të bashkëpunojë me BDI-n.

Megjithatë, është mbështetur propozimi i grupit parlamentar, duke i dhënë atij një shans për të vazhduar negociatat në ndarjen e komunave dhe përgatitjen e listave për këshilltarët komunal. Po ashtu, Kryesia Qendrore e ASH-së ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së koalicionit VLEN, duke sinjalizuar se orientimi kryesor mbetet vazhdimi i bashkëpunimit me partitë tjera nga VLEN.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5