Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPërfundoi Kongresi i dytë i RDK-së, kryetar zgjidhet Vesel Memedi (FOTO)

Përfundoi Kongresi i dytë i RDK-së, kryetar zgjidhet Vesel Memedi (FOTO)

Vesel Memedi, nga ana e 600 delegatëve nga kongresi i dytë, është zgjedhur për kryetar të Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Në Kongresin e dytë, si mysafir morrën pjesë përfaqësues të lartë të partive politike dhe maqedonasve në vend, si dhe mysafir nga Maqedonia, Shqipëra, Kosova dhe Mali i Zi, përfaqësues të sektorit joqeveritar, ambasador dhe mediume.

Kongresin e përshëndetën përfaqësues të partive politike në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mali i zi, si dhe përfaqësues të përfaqësive të ambasadave në Maqedoninë e Veriut, si dhe përfaqësues të tjerë të faktorit ndërkombëtar.

Delegatët e Kongresit të dytë të RDK-së, zgjodhën edhe 90 anëtar të Kuvendit Qëndror të cilët në mbledhjen e ardhëshme do të zgjedhin Kryesinë Qëndrore, Sekretarin gjeneral si dhe kryesinë e ngushtë. Delegatëtë njëkohësisht sollën vendime për propozim ndryshimet për Statutin dhe Programin e partisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments