Tre milionë denarë arrin dëmi në kafenenë “Oriental AS” në Zherovjan të Tetovës pasi dje rreth orës 6:00 për arsye deri më tani të pakonfirmuara ka shpërthyer zjarr në objekt, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovsk
Pronari i “Oriental AS” është A.A. (47) nga Bogovinja dhe në momentin e zjarrit lokali ishte i mbyllur dhe në të nuk ishte askush. Është djegur pjesa e prapme e objektit – klubi i natës dhe dukshëm është dëmtuar tërë inventari në brendësinë e tij – tavolina, mobilje, televizorë, sistemi muzikor etj, ndërsa hapësirat e tjera dukshëm ishin tymosur. Zjarri është paraqitur nga një i punësuar në kafene pas çka vijoi intervenimi i shpejtë i
zjarrfikësve të Tetovës të cilët e lokalizuan zjarrin. Është kryer inspektim i plotë dhe po punohet në konfirmimin e arsyes për zjarrin, rrethanat dhe gjithçka tjetër, ndërsa dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në rreth tre milionë denarë, tha Josifovsk.