“Ja në Shqipëri arritën vaksinat, dhe pres këto ditë të arrijnë edhe vaksinat Pfizer”, kështu kryeministri Zoran Zaev ka premtuar se së shpejti do të kemi vaksina anti-Covid edhe në vend.
Ai ka njoftuar se vazhdimisht bëjnë telefonata dhe dërgojnë mesazhe për të marrë përgjigje për vaksinat. Premton se arritja e tyre është çështje ditësh.
“Çdo ditë lajmërohemi në telefonata, në e-mail që të na japin përgjigje për vaksinat. Qoftë ajo kineze, apo ruse. Por besoni, në pyetje janë çështje ditësh”, tha Zaev, transmeton TV21.