Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPër shkak të Kovid-19 myslimanët nga Maqedonia nuk do të shkojnë në...

Për shkak të Kovid-19 myslimanët nga Maqedonia nuk do të shkojnë në Haxh

Bashkësia Fetare Islame sivjet nuk do të organizojë shkuarje në Haxh pas paralajmërimeve se Arabia Saudite do të pranojë numër të kufizuar të besimtarëve. Në kumtesën e riasetit të cilën e nënshkroi u.d. reisi Shaqir efendi Fetahu theksohet se arsyet janë rrezik nga Kovid-19 dhe kufizimet të cilat i vendosi Arabia Saudite.

Në fjalimin deri tek besimtarët, theksohet se BFI-ja si institucion i vetëm i autorizuar për organizimin e Haxhit, vendimin e ka sjell në bazë të Dekretit të Ministrisë së Haxhit të Arabisë Saudite.

“Besimtarë të nderuar, në bazë të vendimit të sjellë nga Ministria e Haxhit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, me keqardhje ju informojmë se këtë vit shkuarja në Haxh është anuluar si pasojë e masave të ndërmarra për shkak të pandemisë Kovid-19. Në bazë të vendimit të autoriteteve në Arabinë Saudite dhe duke i marrë parasysh mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë Riaseti i BFI-së si trup legjitim për organizimin e kushtit të pestë islam – Haxhi, nuk do ta zbatojë procedurën për Haxhi për vitin 1441/2020”, qëndron në kumtesë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!