Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPër një dënim të policisë në Strugë, Merdine Ameti përfundon në burg...

Për një dënim të policisë në Strugë, Merdine Ameti përfundon në burg (FOTO)

Mbrëmë gjysmë ore pas mesnate në pikën kufitare në Jazhincë, është ndaluar shtetasja e Maqedonisë Merdine Ameti. Ajo është arrestuar pasi që kishte një urdhër arresti nga Gjykata dhe Policia ka zbatuar këtë vendim për shkak se nuk ka paguar një dënim.

Policia e Strugës i ka shqiptuar dënim në vitin 2016 dhe kjo e fundit e ka paguar dënimin në vlerë prej 300 euro, edhe pse dënimi është i paguar nga ana e Merdinës ajo është arrestuar në pikën kufitare në Jazhincë dhe është dërguar në burgun e Idrizovës.

Televizioni Koha kontaktoi me MPB-në në lidhje me këtë rast por nga ana e tyre u kthye përgjigja se është arrestuar M.A për shkaqe mos pagese së një dënimi.

Mirëpo, sipas rrëfimit të saj për Tv Kohën, ajo dënimin e ka paguar dhe posedon dokumente valide se dënimin e paguar në kohë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments