Fërgim Demiri
Thonë, për ideale humbin budallenjtë, dhe se kanë gabim.
Gjysma e jetës më shkoj për pozicionimin e çështjes kombëtare në vendin tim, që edhe kombi im ti gëzonte barazitë siç i kishin dhe të tjerët. Me gjenerata kanë vuajtur nga pushtete të ndryshme të parët e mijë, që sot të gëzohet barazia, por nuk qenka kështu.
Pengesa më e madhe e çështjes sonë të kombin, janë vet Shqiptarët, për shumë shkaqe. E humba shëndetin, e humba familjen, rashë nën nivelin ekzistencial, duke mos iu dorëzuar klikës Sllave, për të patur sot të paktën pak respekt, kurse Shqiptarët, njëherë dola me kërkesë për ta ndihmuar punën time, dhe për të më siguruar një udhëtim nga Manastiti deri në Korçë, dhe anasjelltas, refuzuan dhe e përbuzën kërkesën e shoqatës që drejtoj unë, që në një Festival mjaft me famë dhe me karakter Internacional, të mos marim pjesë.
E kuptoj unë se sot jetohet në kushte margjinale ekonomike dhe të vështira, por nuk janë të gjithë aq të varfër, tek ata që u drejtuam për ndihmë. As Halk Banka s[na ndihmoi, edhe pse e morën kapitalin tonë pa fare investimesh. E lëre më disa firmave, që Sllavëve janë në gjendje shpirtin tua japin po ua kërkuan, shoqatës sonë, 200 euro për udhëtim nuk i ndanë gjithat që kanë aq kapitale, që kur do vdesin s[do ti marin me vete.
Edhe publikisht këtu në rrjetet sociale dolëm me apel për ndihmë, dhe askush su përgjigj. Po çfarë do ndodhte po të kërkonim para me shumë më të madhe për ndonjë rast sëmundjeje?! As për atë sdo ndihmonin.