Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPër aministinë e 27-prillit duhet të pyetet Sela!

Për aministinë e 27-prillit duhet të pyetet Sela!


Analisti politik, Robert Nesimi, në lidhje me amnistinë e mundshme të shkaktarëve në 27 prillin e përgjakshëm nga ana e kryeministrit Zaev, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se këtë të drejtë nuk e ka qeveria, por kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

”Për amnistinë për 27 prillin, të drejtën e vetos duhet ta ketë Ziadin Sela!”, shkruan Nesimi.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev ditë më parë në kuvend, u zgjati dorën e pajtimit deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe mundësi për falje, por një pjesë e madhe VMRO-së nuk e pranuan dhe u deklaruan se të akuzuarit e 27-prillit nuk janë fajtorë.

Përndryshe, ndodhia më 27 prill ishte një akt barbar ndaj shtëpisë së demokracisë, ku u lënduan disa deputetë të LSDM-së, kurse më i lënduari ishte Ziadin Sela.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments