Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPër 8 vite, 15 mijë nxënës shqiptar dhe të tjerë janë shpërngulur...

Për 8 vite, 15 mijë nxënës shqiptar dhe të tjerë janë shpërngulur nga Maqedonia

Dikur 4.000, ndonjëherë 2.000 ose 500… Cdo vit shkollor na ulet një numër i madh i nxënësve që regjistrohen në shkollat fillore dhe nuk e përfundojnë.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika për nxënësit e regjistruar dhe që kanë përfunduar vitin shkollor, dëshmuan se për 8 vite janë zhdukur 14.958 filloristë.

Ekspertë për demografi thuan se pjesa më e madhe e këtyre nxënësve mungojnë pasi që janë shpërngulur nga shteti.

Përndryshe pjesa dërmuese e këtyre nxënësve janë shqiptar.

260 të rinj shqiptar, kryesisht mjek, administrator, inxhinier dhe punëtor krahu vetëm për një muaj e kanë lënë fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës dhe kanë ikur për në Perëndim.

Të rinjtë shqiptar nga Sllupçani kanë lënë punën e administratorit dhe mjerimin e madh që iu është bërë me vite nga partia në pushtet-BDI për të kërkuar perspektiva më të mira në Perëndim, kryesisht në Gjermani.

Sipas informatave të disa agjencioneve turistike në Kumanovë për çdo muaj një fluks i madh të rinjsh shqiptar e lënë Komunën e Likovës dhe Kumanovës përgjithmonë duke kërkuar perspektiva më të mira në vendet e Bashkimit Evropian.

Arsimtarët, profesorët dhe mësuesit me kohë kanë paralajmëruar për uljen e numrit të nxënësve që është një shqetësim i madh për fenomenin e shpërnguljes së shqiptarëve nga Komuna e Likovës dhe Kumanovës.

Arsyeja e vetme e shpërnguljes së të rinjve shqiptar nga Komuna e Likovës është politika e cila ka shkelur me dy këmbët ndaj dinjitetit dhe jetës së shqiptarëve të Maqedonisë.

Përndryshe, BDI e Ali Ahmetit e cila në zgjedhjet e fundit lokale fitoi në Komunën e Likovës, por humbi në Sllupçan, nuk e ka parë alarmante dhe të arsyeshme që të brengoset për faktin se popullata shqiptare po shpërngulet. Si duket nga kjo parti po i hakmerren Sllupçanit legjendar për shkak se banorët e këtij fshati asnjëherë nuk kanë qenë të përkulur para presioneve, as në kohën e luftës e as tash në kohën e paqes./Almakos

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!