Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaPër 24 orë në Poloni ka 626 viktima dhe mbi 22 mijë...

Për 24 orë në Poloni ka 626 viktima dhe mbi 22 mijë raste të reja me Covid-19

Polonia sot ka regjistruar 626 vdekje dhe 22.464 raste të reja me Covid-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore, shifrat e përgjithshme të vendit tani qëndrojnë në 819.262, përfshirë 12.714 viktima dhe rreth 381.800 të shëruar, transmeton Anadolu.

Rreth 22.643 pacientë me COVID-19 janë aktualisht të hospitalizuar në vend, me 2.135 prej tyre në ventilatorë.

Pavarësisht masave të rrepta të zbatuara muajin e kaluar, infeksionet dhe fatalitetet janë rritur në Poloni gjatë ditëve të fundit.

Në të gjithë vendin, orari i punës në vendet publike të tilla si qendrat tregtare, hotelet, kinematë dhe muzetë kanë qenë të kufizuara ndërsa restorantet dhe kafenetë lejohen të ofrojnë vetëm shërbime të dorëzimit.

Institutet arsimore po ashtu kanë rikthyer mësimin online.

Fëmijët nën moshën 16-vjeçare lejohen jashtë vetëm nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 16:00 pasdite dhe duhet të shoqërohen nga një i rritur.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments