Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPër 20 vite janë krijuar 15 parti shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Për 20 vite janë krijuar 15 parti shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Nga viti 2001 e këndej kanë ardhur dhe kanë shkuar në harresën historike shumë parti politike shqiptare, e bashkë me to edhe mbi 24 kryetarët e tyre e me siguri se do të shkojnë edhe të tjera!

Subjektet politike shqiptare që lindën dhe u shuan, koha dëshmoi se nuk mundën ti qëndronin konkurrencës së madhe që impononte gara politike zgjedhore dhe qëndrimi vertikalisht dhe në interes të zgjedhësve!

Në Maqedoninë e Veriut, ka pasur dhe ka shumë parti politike shqiptare, si para luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të vitit 2001, ashtu edhe pas!

Mbi 15 parti politike shqiptare të cilat e kanë filluar rrugëtimin pas përfundimit të luftës së UÇK-së, e kanë ndërprerë aktivitetin dhe praktikisht janë shuar!

Të gjitha këto parti që do ti gjeni më poshtë me emra dhe me emra e mbiemra të themeluesve e kryetarëve të tyre, të gjitha gjatë veprimtarisë se tyre nuk kanë ecur të vetme e por edhe në koalicione të ndryshme madje edhe me VMRO-në e LSDM, dhe ajo që e vlenë të potencohet, është se të gjitha kanë qenë në rivalitet me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit!

PPD- Partia për Prosperitet Demokratik,
Kryetarët: Nevzat Halili, Xheladin Murati, Abdurrahman Aliti, Imer Imeri, Abdylmenaf Bexheti, Abdyladi Veseli, Sefedin Haruni dhe disa të tjerë rresht, derisa u shua me 2017!

PDK- Partia Demokratike Kombetare
Kryetar: Kastriot Haxhirexha, Xhezair Shaqiri!

PR- Partia e Re Republikane,
Kryetar Mevlan Tahiri!

FRD – Forcat e Reja Demokratike,
Kryetar: Hysni Shaqiri!

BDK – Bashkimi Demokratik Kombetar,
Kryetar: Hysni Shaqiri

PAD – Partia për Ardhmeri Demokratike,
Kryetar: Alajdin Demiri,

AK-Alternativa Demokratike,
Kryetar: Harun Aliu!

BDSH- Baskimi Demokratik Shqiptar,
Kryetar: Bardhyl Mahmuti!

DR- Demoracia e Re,
Kryetar: Imer Selmani!

LSH – Lidhja Shqiptare,
Kryetar: Valon Bela!

RDK – Rilindja Demokratike Kombëtare,
Kryetar: Rufi Osmani, Vesel Mehmedi dhe Fadil Zendeli!

UNITETI – Partia Uniteti,
Kryetar: Gëzim Ostreni!

PP – Partia e Popullit,
Kryetar: Xhelil Bajrami

LSHD – Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi,
Kryetar: Adnan Abdullahu

LR-PDSH – Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare dhe më vonë Aleanca për Shqiptarët,
Kryetar: Ziadin Sela!

Fuqia heroike e partisë politike – BDI, është për admirim, është për respekt e konsideratë, këtë e dinë edhe miqtë edhe armiqtë!

E vetmja parti kohezive që ecë e sigurtë në dallgët e detit politik është Bashkimi Demokratik për Integrim!

Forca e BDI-së qëndron te populli dhe te interesat e Tij vitale, kombëtare,shoqërore e shtetërore në Maqedoninë e Veriut!

BDI rrënjët i ka në gjakun e derdhur për liri, i ka në aktivitetin e thellë kombëtar të dekadave të pandërprera dhe në projektet e mëdha të së ardhmes progresive euroatlantike!

Kjo parti politike e udhehequr me urtësi e me largpamësi nga biri i madh, politikani popullorë e Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, duke qenë përballë të gjitha këtyre partive që krijoheshin e që nuk kishin dalur në mënyrë masive nga lufta për liri e çlirim të Tij, por ndoshta nga lokale të e zyra të dyshimta dhe nga kafenetë e ndryshme, u bëri ballë të gjithave dhe po realizon me sukses ecjen përpara të aspiratave kombëtare të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Pas dëmeve të mëdha që ia kanë shkaktuar skenës politike shqiptare këto 15 parti politike të shuara dhe ato të tjerat që priten të mbyllen, sepse janë në proces, duhet të merret perfundimisht për bazë propozimi i Udheheqësit Ali Ahmeti, se popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, nuk i duhen më shumë se 2 parti politike!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 24 Gusht 2022!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!