Del në pension mbas 40 vite punë profesori,arsimtari,intelektuali humanisti dhe atdhedashësi i jashtzakonshëm Z/Zini Jusufi,që ka dhënë kontribut në shkollën e fshatit Koroshishtë “Ekrem Jakupi”. Nuk besoj se me fjalë do të mund të pershkruajmë veprën që ka lënë si dhe kontributin dhe mundin që ka dhënë në të gjithë brezat si dhe për shkollën fillore “Ekrem Jakupi”në të cilën ka qën pergjegjësi historik për 33 vite.
Pensionimi është akt që përmbyll ciklin e marrëdhënies së punës.Ky akt flet, se arsimtari në fjalë gati ka kaluar nëpër të gjitha shkallët e zhvillimit dhe ngritjes së arsimit.Këtë më së miri e dëshmon kjo ceremoni e pensionimit në te cilën morën pjes shumë dashamirës të arsimit,kulturës dhe sportit nga të gjitha trevat shqiptare një ndër to Z/Agim Krasniqi-konsulli i përgjithshëm i Kosovës ne republikën e Maqedonis së Veriut,Z/Besim Memishi perfaqësuesi i ministrisë se kulturës,Z/Dilaver Kryeziu dhe shumë të tjerë arsimdashës nga rrethina e Strugës dhe me gjërë.Jeta ka ligjet e veta dhe vitet ecin, ato e bëjnë punën e tyre pavarësisht emocioneve tona personale.
Ne u jemi mirënjohës gjithë jetën sepse i keni dhënë shumë arsimit shqip. Do të jesh një shembull i punës dhe profesionit me qëndrime të denja dhe atdhedashurie .
Ju urojë shëndet dhe jetë të gjatë. Ju urojmë lumturi bashkë me familjen. Urojmë që me dijen dhe përvojën tuaj të kontribuoni edhe në jetën pensionale, aty ku mund të jeni të dobishëm edhe mëtej për shtetin, shoqërinë dhe familjen.
Z.Zini Jusufi ka lindur në 18.04.1960 në fshatin Koroshishtë të Strugës.
-Shkollimin e filloi në Koroshishtë dhe në Dollogozhdë më 1975.
-Prej vitit 1975/76 shkollën e mesme e kreu në Strugë, në gjimnazin “Vëllezërit Milladinov”, që tash quhet “ibrahim Temo”.
-Në tetor të vitit 1980-shërbimin ushtarak të detyrueshëm e bën pasi e kryen gjimnazin.
-Shërbimin ushtarak e ka kryer në Kroaci në qytetin Varazhdin plotë 10 muaj. Pasi ka qenë ushtar shembullor është kthyer me 2 muaj më herët në vitin 1981.
-Në vitin 1981/82 është regjistuar në fakultetin pedagogjik-degën:Gjuhë letërsi gjegjësisht në grupin Shqip-Maqedonisht.
-Studimet i ka kryer në kohë në dhjetor të vitit 1983.
-Në shtator të 1984 është punësuar në fshatin Pohum me drejtorin e atëhershëm z.Liman Pollozhani.
-Në 17 gusht të vitit 1984 e ka marë vendimin e punës.
-Nga viti shkollor 1988/89 është transferuar në shkollën fillore “Bashkimi” Dollogozhdë.
-Nga viti 1992 është transferuar në shkollën fillore në fshatin Koroshishtë. Ku ka punuar rreth 32 vite pa ndërprerë dhe e kanë emërtuar përgjegjës i shkollës “Ekrem Jakupi” për plot 32 vite.
-Kurse në vitin 2001/2 është regjistruar në degën e pedagogjisë, në riarsimim Pedagogji-grup klasor, e kreu me sukses ku e mori titullin profesor.
-Ka punuar 40 vite pa ndërprerje, duke qenë aktiv në shumë aktivitete shkollore, shoqërore etj.
-Kontriboi në rindërtimin e shkollës.
-Realizimin e fushës së basketit, asfaltimin e rrugës të shkollës dhe rrymën.
-Është angazhuar që të sjellë paisje shkollore me investitor nga jashtë.
-Mori iniciativën për rregullimin e varrezave të luftës së Petrinjës. Në fshatin Dollogozhdë në vendin e quajtur”trapi i keq” ku janë të vrarë 18 persona nga Koroshishta.
-Prej vitit 1984/85 zgjidhet kryetari i shoqërisë kulturore artistike “Jehona” e fshatit Koroshishtë pa ndërprerë deri më sot.
-Aktiv në organizimin e festivalit “Këngë Jeho” të Strugës, në fillim anëtar i këshillit organizativ, më vonë korrdinator i festivalit, zv.drejtor dhe më vonë drejtor aktiv i festivalit 33 vite pa ndërprerë.
Del në pension mbas 40 vite punë arsimtari,intelektuali dhe atdhedashësi i jashtzakonshëm Z/Zini Jusufi,që ka dhënë kontribut në shkollën e fshatit Koroshishtë “Ekrem Jakupi”. Nuk besoj se me fjalë do të mund të pershkruajmë veprën që ka lënë si dhe kontributin dhe mundin qe ka dhënë në të gjithë brezat si dhe për shkollën fillore “Ekrem Jakupi”në të cilën ka qën pergjegjësi historik per 33 vite. (Struga Ekspres)