Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPensionet e muajit mars do të jenë më të larta

Pensionet e muajit mars do të jenë më të larta

Për më shumë se 330 mijë pensionistë, pensioni i muajit mars do të jetë më i lartë për 1.000 denarë, me çka realizohet ndihma financiare intervenuese direkte e dakorduar, e cila me të njëjtën shumë do të përfshihet në muajt prill dhe maj.

Këto, siç thonë nga Qeveria, janë 3000 denarë shtesë vetëm për këta tre muaj, të cilët pasohen me rritjen më të madhe të pensioneve deri më tani sipas korrigjimit prej 2,9 për qind në janar të këtij viti kur pensionistët kanë pasur rritje prej së paku 460 denarë.

“Me këtë harmonizim, me ndihmën financiare intervenuese, si dhe me modelin e ri për rritje të vazhdueshme të pensioneve, i cili do të aplikohet me pensionin e shtatorit, pensionistët këtë vit do të kenë rritje totale vjetore në vitin 2022 prej mbi 10.000 denarë. që është rritje rekord e pensioneve në historinë e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e sotëm të Qeverisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments