Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPenov: Në vitet e ’90-ta i keqtrajtuam shqiptarët, në Strugë e ndamë...

Penov: Në vitet e ’90-ta i keqtrajtuam shqiptarët, në Strugë e ndamë Veleshtën (VIDEO)

Ish kryetari i Qytetit të Shkupit dhe ish kryetar i Partisë Liberal-demokratike, Risto Penov, në emisionin “Vo centar” me Vasko Eftovin, e ka pranuar se në vitet ’90 shteti ka keqtrajtuar shqiptarët, të cilët, sipas tij, me të drejtë po kërkonin më shumë të drejta.

“Më duhet ta pranoj se shqiptarët kishin të drejtë që kërkonin më shumë të drejta. I kishim shtrënguar në të gjitha fushat. Me ligj i ndamë komunat, me çka Shkupin, Kërçovën, dhe Strugën i bëmë qytete me shumicë maqedonase. Ndamë Sarajin dhe Matkën nga Shkupi dhe në Strugë e ndamë Veleshtën dhe një tjetër fshat që përbën egërsi totale. Shkuam aq larg saqë në Tetovë në zgjedhjet lokale ndonëse fitoi një shqiptarë, ne kryetar e bëmë një maqedonas, babain e profesoreshës, Renata Deskoska”, tha Penov.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!