Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka hedhur idenë se zëvendësministrat nuk janë të nevojshëm, andaj ai indirekt tha se ata nuk janë të domosdoshëm në Qeverinë e re,shkruan INA.
“Zëvendësministri është një ngarkesë për buxhetin tonë, unë nuk dua të jem prift, por zëvendësministri nuk është një funksion i domosdoshëm. Është ndryshe për pozicionin e Sekretarit shtetëror”, theksoi Pendarovski në Kanal5.
Ai shpjegoi se rrallë ka në ndonjë vend evropian që ka zëvendësministra.