Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPendarovski ia uroi Vuçiqit fitoren në zgjedhjet për president të Serbisë

Pendarovski ia uroi Vuçiqit fitoren në zgjedhjet për president të Serbisë

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranoi urim nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për fitoren në zgjedhje dhe mandatin e ri presidencial, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Më lejoni, në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, të dërgoj urime të përzemërta me rastin e rizgjedhjes për president të Republikës së Serbisë, me dëshirë për sukses të mëtutjeshëm në kryerjen e kësaj detyre shumë me përgjegjësi. Në kohë të sfidave serioze dhe nevojës nga përforcimi i stabilitetit, prosperitetit dhe së ardhmes evropiane të rajonit, sinqerisht jam i bindur se do të vazhdojmë të ndërtojmë ura të miqësisë dhe bashkëpunimit dhe t’i thellojmë marrëdhëniet mes vendeve tona në të gjitha sferat në interes të përbashkët”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit serb.

Pendarovski në urim shpreh kënaqësi nga dialogu i deritanishëm konstruktiv dhe bashkëpunimit të deritanishëm dhe thekson se gëzohet që në vitet që vijnë do të kenë mundësi të bashkëpunojnë të udhëhequr, siç tha, nga interesat e popujve tanë miqësorë.

“Me këtë bindje dhe dëshira të sinqerta për sukses në punën tuaj të mëtutjeshme, fat në jetën personale dhe shëndet të mirë, pranoni shprehjet e respektit tonë më të thellë”, qëndron në urimin e presidentit Pendarovski dërguar Vuçiqit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments