Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPDSH mund të jetë pjesë e qeverisë

PDSH mund të jetë pjesë e qeverisë

Në intervistë ekskluzive për “Nezavisen Vesnik” Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani komenton zërat e fundit për kyçjen e mundshme të PDSH-së në qeverinë BDI – LSDM. Osmani nuk përjashton mundësinë që Menduh Thaçi me partin e tij të bëhet pjesë e strukturës qeveritare, njëkohësisht duke theksuar se dora e qeverisë është e shtrirë jo vetëm për PDSH-në, por për të gjitha partitë që janë të gatshme të japin kontributin e tyre drejt proceseve tejet të rëndësishme reformative për Maqedoninë.
“Në princip qeveria punon për zgjerim, për stabilitet politik, por jo vetëm për të krijuar shumicë më të madhe por edhe për të krijuar konsenzus për reformat. Tani ne kërkojmë bashkëpunim me partitë politike edhe me ata që ndoshta nuk do të jenë pjesë e Qeverisë. Kërkojmë bashkëpunim sepse këto reforma kanë nevojë për mbështetje më të madhe, bile ne kemi dërguar ftesa edhe deri tek VMRO – DPMNE-ja dhe opozitës në përgjithësi. Tani me PDSH-në për momentin nuk ka diçka konkrete, por natyrisht nëse vlerësohen se mund të gjinden pika të përbashkëta për mbështetje të punës së qeverisë së reformave, dera është e hapur”, tha Osmani.

Për sa i përket shumicës së dobët parlamentare dhe problemit me kuorimin gjatë votimit të ligjeve, Osmani tha se partitë politike duhet të jenë të vigjilentë për periudhën dhe mundësinë historike që ka Maqedonia para saj dhe se i njejti moment pozitivsht do të reflektojë mbi partitë politike duke rikthyer opozitën në Kuvend dhe kyçjes së saj në proceset e reformave.
“Tani shumica parlamentare është stabile, pak e ngushtë dhe ajo i kufizon deputetët në lëvizjes sepse dihet që deputetët kanë agjendat e tyre jashtë Kuvendit. Tani kjo situatë pak e kufizon lëvizjen e tyre mirëpo ne shpresojmë se opozita pas Kongresit të tyre do të kthehet në Kuvend dhe do të bëhet pjesë e procesit. Këto gjashtë muaj janë historike në 25 vitet e fundit dhe nuk guxojmë të lejojmë që agjendat partiake politike të pengojnë këtë proces, kështuqë jemi optimist se opozita do të rikthehet dhe kjo do ta relakson çështjen e numrave por edhe qeveria të merr stabilitet më të madh përshkak se është qeveri reformatore që pritet të bjer rezultate konkrete këtë vit.” sqaroi Osmani.

Rreth zërave që flasin se përshkak të bojkotit dhe mungesën e mundshme të votave të opozitës mund të dështojë pjesa e Planit ambicioz qeveritar 3-6-9 që kanë të bëjnë me reformat esenciale, më saktësisht për gjyqësorin, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani shprehet i bindur se konsenzusi me ndihmën e faktorit ndërkombëtar do të arrihet dhe se nuk ka hapësirë për dyshim.
“Realisht 1/3 e ligjeve votohet me shumicë të kualifikuar ose 2/3. Mungesa ose mosmbështetja e opozitës do i pamundëson votimin e atyre ligjeve. Por ne tani jemi të fokusuar ti kalojmë të gjitha instancat qeveritare, pastaj kur do të vjen momenti për ti votuar në Parlament atëher besoj që do të reflektojnë edhe te opozita por edhe komuniteti ndërkombëtar i cili do të tregon se sa është e rëndësishme që të arrihet ky konsenzus tash në këtë periudhë”, deklaroi Osmani.

Një pjesë e analistëve për “Nezavisen Vesnik” komentuan se për çdo reforme të dështuar, pa marr parasysh arsyen, Qeveria e drejtuar nga Zoran Zaevi duhet të mbaj përgjegjësinë e tërësishme për mossuksesin eventual. Deri në fund të janarit edhe përkundër vazhdimit të pushimit të deputetëve deri më 15 janar, sipas Planit qeveritar 3-6-9 dhe afateve të caktuara, pritet të votohen dhjetëra ligje.. “Nezavisen Vesnik”.Express

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!