Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiPDSH-ja dje mbajti takimin parazgjedhor në Strugë ku bëri prezantimin e kandidatëve...

PDSH-ja dje mbajti takimin parazgjedhor në Strugë ku bëri prezantimin e kandidatëve z.Vasfi Doko dhe znj.Astrite Kaba (FOTO-VIDEO)

Dje Partia Demokratike Shqiptare mbajti takimin parazgjedhor me qytetarët e Strugës ku bëri prezantimin e kandidatëve për NJZ nr.5, respektivisht bartësit e listës z.Vasfi Doko dhe znj.Astrite Kaba. Në takim ishte prezent edhe Kryetari i PDSH z.Menduh Thaçi.
Mesazhi i cili u përcoll nga ky takim ishte përmirësimi i gjendjes ekonomike të qytetarëve të dëmtuar nga pandemia dhe masat konkrete që do të ndërmerren. Partia Demokratike Shqiptare rëndësi të veçantë do t’i kushtojë edhe sistemit shëndetësor të cilin në mandatin e saj të ardhshëm do ta reformojë tërësisht me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve shëndetësore.
Edhe njëherë u theksua rëndësia e mbështetjes së Platformës së PDSH dhe shtyllave kryesore të saj: zv.Kryeministër me të drejtë të vetos, demokraci konsensuale dhe ndarje proporcionale dhe të drejtë të buxhetit të shtetit dhe iu bë ftesë qytetarëve që më 15 korrik të zgjedhin partinë e cila në vazhdimësi i ka artikuluar zëshëm kërkesat e tyre.

https://www.facebook.com/pdsh.info/videos/1109134389543362/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments