Autor Musa Musai
DEMISH DEMISHI ( 1937 – 2015 )
Më datën 25. 12. 2015, pushoi së rrahuri zemra e bacës Demish.
Familja, të afërmit, shoqëria, Labenishti, Struga, kombi, humbën njeriun më të dashur me shumë me vlera intelektuale dhe kombëtare.
Baca Demish ishte Marubi i Strugës, ka sakrifikuar shumë për ta pasuruar fondin kombëtar me fotografi të cilat janë mbivlera e popullatës strugane.
Ishte arsimdashës i shkolloi të gjithë fëmijët nipërit dhe mbesat. Shumë herët e kishte kuptuar se vetëm përmes arsimit do të çohet në vend amaneti i të parëve të vet arsimdashësve dhe i Murat Labenishtës.
Baca Demish ishte njeri human në shpirt dhe vepër, ai ka ndihmuar shumë djem dhe vajza të cilat kanë pasur probleme ekonomike finaciare për tu shkolluar.
Ishte lis i paluhatshëm në veprimet e fortunave të egra të cilat i organizonte UDBA dhe fashistët komunist. Haptas i ka përkrahur të gjitha rezistencat popullore, demostratat e 1968, të 1981 dhe kështu me rradhë deri sa vdiq.
Me mish dhe shpirt u vu në hapjen e paraleleve të shkollës së mesme “Dr. Ibrahim Temo” të Strugës në Labenishtë, të cilat nuk mbijetuan më shumë se dy vjet për shkak të politikës hegjemoiste sllavo-maqedonase në krye me Fijat Canoskin.
Poashtu e përkrahu dhe ishte lider politik i PPD së, në Labenisht, Strugë dhe më gjërë.
Propozimin për ndërrimin e emrit prej “Marshali Tito” të shkollës fillore nëndë vjeçare të fshatit në ” Murat Labenishti ” e arsyetoi se ka ardhur koha që Labenishta ta nderoj atë trim dhe intelektual, se ka qenë figura më meritore e fshatit.
Ka marrë pjesë aktive në organizimin e rinisë dhe intelektualëve për mbrojtjen e mjedisit jetësor përmes shoqatës Eko – Labenishta.
Për të gejitha këto aktivitete dhe shumë aktivitete të tjera ai dhe fëmijët e tij janë marë dhe torturuar prej organeve të punëve të mbrendshme.
Baca Demish gjithmon deklarohej se jam shqiptar, me atë është mburr dhe kurrë nuk asht friguar dhe luhat, as para dhunës as para “dhuratave” shtetërore, të cilat kurrë si ka lakmuar.
Shtëpija e tij ishte një kullë, ajo ndërshekuj do të mbetet kullë për brezat që do të vijn pas dhe do të mburrën me këtë figurë.
Baca Demish ishte patriot, intelektual, arsimdashës, human, vizionar, atij në mendje dhe në shpirt i flente dashuria për kombin, bashkimin kombëtar.
Prandaj përulemi para kësajë figure kaq të rëndësishme me shumë vlera polihedrike kombëtare.
Baca Demish gjithmonë do të përcillet brez pas brezi si flakadan, doajen i shpirtit të kulturuar, gjithmon me respekt do ta kujtojmë. Lule mbi varrin e tij.(Struga Ekspres)