Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë reagimin e parë pas propozimit të Prokurorit Special për ngritjen e aktakuzës ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Pavarësisht që Thaçi ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, ai ka reaguar duke vendosur logon e UÇK-së në coverin e tij në Facebook.
Kujtojmë se Thaçi ishte nisur dje për në ShBA, por me të kuptuar për ngritjen e aktakuzës, anuloi pjesëmarrjen në takimin në Uashington ku pritej të mbahej të shtunën më 27 qershor.