Partnerët e koalicionit do të dakordohen rreth drejtorëve të rinj dhe udhëheqësit e njësive rajonale nga ditë e hënë.
Partitë më të vogla shpresojnë se ashtuquajtura ‘fshesa’ nuk do të përfshijë kuadrot e tyre.
Sipas paralajmërimeve pas ndërrimit të ministrave, ‘fshesa’ do të vazhdojë të martën më 9 korrik kur do të merren vendimet e para për ndërrimin e funksionarëve të tjerë.
Ndryshimi i ministrave dhe ndryshimi i paralajmëruar i drejtorëve, sipas qytetarëve nuk do të sjell diçka të re. Është paraparë që të ndërrohen 20 drejtorë./Telegrafi/