Thursday, April 24, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriPas lajmit të rremë për tërmet, qytetarët e Tiranës kalojnë natën në...

Pas lajmit të rremë për tërmet, qytetarët e Tiranës kalojnë natën në rrugë (FOTO)

Pas një lajmi të rremë të shpërndarë në disa media online se në mesnatë një tërmet i fuqishëm do të prekte Tiranën, dhe pas lëkundjeve të orës 22:08, një numër shumë i madh qytetarësh kanë zgjedhur që të largohen nga kryeqyteti.

Në fundin e çdo pallati shihje me dhjetra njerëz, mes tyre dhe fëmijë të vegjël të shqetësuar, dhe në ankth për orët që do të vinin. Shumë prej tyre zgjodhën që të merrnin makinat dhe të largoheshin në drejtim të Elbasanit, çka krijoi dhe një trafik të madh në afërsi të TEG.

Pavarësisht reagimeve të njëpasnjëshme nga qeveria, se tërmetet nuk mund të parashikohen, duket se asgjë nuk mund ti qetësonte qytetarët, një pjesë e mirë e të cilëve e kaluan natën në makina.

     

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments