Pas konfirmimin e rezultateve zgjedhore nga ana e KSHZ-së, zv.Kryeministri Bujar Osmani ka uruar partitë politike dhe në veçanti ato shqiptare, për rezultatet e arritura. Ai ka shtrirë dorën e bashkëpunimit, duke thënë se do jetë shërbyes i tyre.
“Pas konfirmimit të rezultateve nga KQZ dua që t’u uroj të gjitha partive politike për sukseset e arritura, veçanërisht partive politike shqiptare të cilat treguan pjekuri në garën politike dhe e ritën dukshëm përfaqësimin e shqiptarëve në parlament. Tani koha e kompeticionit mbaroi dhe duhet gjithë të bashkëpunojmë që sa më parë t’i formojmë institucionet me qëllim që të ballafaqohemi me pandeminë, me pasojat ekonomike të saj por edhe të përgatitemi për fillimin e negociatave.
E shtrijmë dorën e bashkëpunimit me të gjithë, pa hatërmbetje t’i përveshim mëngët dhe të punojmë për një jetë më të mirë për të gjithë. Askush mos të ndihet i dëshpëruar, do punojmë për të gjithë njësoj dhe pa dallime politike dhe etnike. Kërkoj ndjesë nëse gjatë fushatës diçka kam gabuar edhe pse kam tentuar maksimalisht që mos të jem ofendues dhe arogant. Urime të gjithë qytetarëve të gjitha komuniteteve në vend. Te ne dhe te unë do keni vetëm një shërbyes që i përkulet vullnetit tuaj dhe qëllimit të sinqertê që të bëjmë jetën më të mirë për të gjithë”. ka shkruar Osmani në faqen e tij në FB.